Lajme

Ngritet aktakuzë ndaj një personi për shitjen e substancave narkotike dhe shpëlarje parash

05/03/2023 11:16
nga:G B

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj B.K.

Ai akuzohet për blerjen, posedimin shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve.

Po ashtu, B.K akuzohet edhe për veprat penale “Shpëlarja e parave”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton se ka ngritur sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet B.K.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri B.K. “akuzohet për veprat penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge në vazhdim’’  nga neni 267 paragrafi 3 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.9  lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Lidhur me veprën penale ‘’Shpëlarja e parave’’ nga neni 302 të KPRK lidhur me nenin 56 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit”.