Së shpejti pritet të zgjidhet Kuvendi dhe kryetari i ri i Odës së Mjekëve të Kosovës. Megjithatë, janë ngritur dyshime për tentim të manipulimit të procesit të zgjedhjes së organeve të reja drejtuese të Odës së Mjekëve.
Burime të Gazeta Blic, pjesë e procesit të zgjedhjeve në këtë odë kanë thënë se kryetari aktual Pleurat Sejdiu, është duke tentuar ta manipuloj procesin e zgjedhjes së organeve të reja të Odës së Mjekëve.
“Pleurat Sejdiu është duke tentuar të manipuloj procesin e zgjedhjes së Kuvendit dhe kryetarit të Odës. Ai nuk po lejon transparencë në këtë proces”, tha ky burim.
Sipas këtij burimi, ai nuk i ka bërë publik emrat e kandidatëve të kuvendit zgjedhor dhe asgjë nga ky proces.
“Nuk janë publikuar as listat e votuesve, nuk dihet sa delegatë i çon secila njësi në Kuvendin e Odës së Mjekëve etj.”, tha ky burim.
Ndërkaq, vetë kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë, për të marrë deklaratë nga ai, në lidhje me këto akuza që po i bëhen.
Megjithatë, nga Oda e Mjekëve janë përgjigjur shkurt.
Nga Oda e Mjekëve të Kosovës thonë për ‘Gazeta Blic‘, se kjo është dezinformatë dhe se sa i përket këtij procesi akoma nuk ka përfunduar lista e kandidatëve për anëtar të kuvendit, të cilët më pas zgjedhin kryetarin e ri.
“Lista nuk ka përfunduar e kandidatëve për anëtar të kuvendit, së pari zgjidhen anëtarët e kuvendit pastaj kuvendi e zgjedh kryetarin, pra nuk kandidojnë direkt për kryetar dhe deri të hënën në ora 15:00 është i hapur afati për me kandidu për anëtar të kuvendit. Pastaj listën e certifikon KQZ-ja e Odës dhe nuk ka diçka që ka të bëjë a i publikojmë, a jo. Është shumë dezinformat e keqe që ka dalë”, thonë nga Oda e Mjekëve të Kosovës për Gazeta Blic.
Ndryshe, Oda e Mjekëve të Kosovës më 1 nëntor 2021 ka shpallur zgjedhjet për mandatin e III-të të Kuvendit të Odës.
Aty përcaktohen edhe kushtet se kush mund të zgjedhet anëtar i ri i Kuvendit.
“Në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor, çdo anëtar i cili shprehë interesin për të kandiduar, me rastin e kandidimit duhet të siguroj pëlqimin e pesë (5) anëtarëve të tjerë brenda njësisë zgjedhore në të cilën kandidojnë. Anëtarët që përkrahin kandidimin e tillë nuk duhet të jenë kandidat të po të njëjtës njësi zgjedhore. Aplikacionet duhet të dorëzohen në selinë e Odës së Mjekëve të Kosovës, duke iu dorëzuar aplikacioni KQZ-së përmes Sekretariatit të KQZ-së. Në të njëjtën mënyrë dorëzohen edhe formularët për vëzhguesit e propozuar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Odës së Mjekëve.
Në vazhdim e gjeni njoftimin e plotë:
Të nderuar anëtarë,
Siç jeni njoftuar paraprakisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Odës me datë 1 nëntor 2021 ka shpallur zgjedhjet për mandatin e III-të të Kuvendit të Odës. Duke respektuar afatet e përcaktuara me Planin e Veprimit të KQZ-së, ftojmë të gjithë anëtarët e interesuar që shprehin vullnetin për të kandiduar, që të drejtën për tu zgjedhur ta realizoni duke plotësuar aplikacionin për kandidim të cilin do ta gjeni në vegzën e mëposhtme. Po ashtu, në bazë të dispozitave të Kodit Zgjedhor të OMK-së, secili kandidat gëzon të drejtën e propozimit të një (1) vëzhguesi i cili do të ketë të drejtën e monitorimit të procesit të votimit ditën e zgjedhjeve.
Në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor, çdo anëtar i cili shprehë interesin për të kandiduar, me rastin e kandidimit duhet të siguroj pëlqimin e pesë (5) anëtarëve të tjerë brenda njësisë zgjedhore në të cilën kandidojnë. Anëtarët që përkrahin kandidimin e tillë nuk duhet të jenë kandidat të po të njëjtës njësi zgjedhore.
Aplikacionet duhet të dorëzohen në selinë e Odës së Mjekëve të Kosovës, duke iu dorëzuar aplikacioni KQZ-së përmes Sekretariatit të KQZ-së. Në të njëjtën mënyrë dorëzohen edhe formularët për vëzhguesit e propozuar.
Kushtet për aplikim:
– të jetë anëtarë i Odës me status të verifikuar në Listën e Votuesve;
– të ketë siguruar mbështetjen e 5 (pesë) anëtarëve të Njësisë Zgjedhore në të cilën kandidon anëtari;
– të mos jetë dënuar me vendim të plotfuqishëm të gjykatës kompetente për veprat penale që ndërlidhen me ushtrimin e profesionit të mjekut;
– ndaj tij mos të jetë shqiptuar ndonjë masë disiplinore nga organet e mbikëqyrjes etike;
Verifikimet e plotësimit të kushteve të secilës kandidaturë do të bëhet nga KQZ-ja përmes rekomandimeve të Skeretariatit të KQZ-së.
Afati i dorëzimit të aplikacioneve është nga data e publikimit të këtij njoftimi deri me datë 22 nëntor 2021 ora 15:00.
Aplikacioni për kandidatët për Kuvend:
https://omk-rks.org/…/Aplikacioni-p%C3%ABr-kandidat%C3…
Kërkesa për Akreditim të organizatave:
https://omk-rks.org/…/K%C3%8BRKESA-P%C3%8BR-AKREDITIM-T…
Kërkesa për Akreditim të vëzhguesve:
https://omk-rks.org/…/K%C3%8BRKESA-P%C3%8BR-AKREDITIM-T…
Kurti: Viti i ka 52 javë, unë e takoj ambasadorin amerikan së paku 52 herë në vit


