N’Golo Kante është gati të transferohet te Fenerbahce, pasi klubi turk ka bërë një ofertë për mesfushorin e Al Ittihad, raporton The Athletic.
Kontrata e Kante-s skadon këtë verë dhe ai ende nuk ka arritur një marrëveshje për kushtet e reja me ekipin e Ligës Profesionale Saudite.
Fenerbahce i ka bërë një ofertë lojtarit francez dhe është i bindur se do të arrijë një marrëveshje me ish-lojtarin e Chelseat.
Al Ittihad aktualisht nuk po shqyrton një largim të lojtarit në janar, por nuk do të jetë në gjendje ta pengojë mesfushorin të bjerë dakord për një transferim si lojtar i lirë në verë.
/GazetaBlic Sport


