Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

10/02/2024 07:04
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 2 tetor 2024

09:00

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, organizojnë konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2024”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

09:00
Instituti për Studimet e Luftës Hibride “Octopus” mban konferencën “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane”. Merr pjesë dhe Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës. (Hotel “Garden”, Prishtinë)

09:30
Mbahet konferenca për Edukimin Mediatik BE-Ballkani Perëndimor. Merr pjesë ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

10:00
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit për Procesin e Berlinit me deputetet anëtare të Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian nga pushteti dhe opozita. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere bënë shqyrtimin në parim të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim si dhe shqyrtimin e Raportit vjetor të punës së Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

11:00
Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (SBAShK) dorëzon Draft-Kontratën e re të arsimit në zyrat e Ministrisë së Arsimit. (Ministria e Arsimit)

12:30
Organizata “ETEA” dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë Festivalin dhe Panairin e Librit për Fëmijë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtine)

14:00
Komisioni për Integrime Evropiane takohet me Ambasadorin Aivo Orav, Shefi i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, C301)

15:00
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban konferencë për medie, (Selia e Nismës, Pejton)