Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

09/19/2024 07:00
nga:G B

Ngjarjet e datës 19 shtator 2024.

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, 09:00-16:30)

Balkan Green Foundation (BGF) organizon diskutimin me temën “Dekarbonizimi pa kufij: Ndikimi i zbatimit të Mekanizmit të Rregullimit të Kufirit të Karbonit (CBAM) në WB6”, në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, Prishtinë, ora 10;00).

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahjen e Projektit të USAID-it për Drejtësi publikon raportin “Drejtësia me qytetarin në qendër – për të shkallëzuar investimin në atë që funksionon për ta realizuar OZHQ-në 16.3 në Kosovë.” ( Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi shqyrton raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama prezanton programin e Konferencës së dytë të investitorëve “Prishtina 2030”. (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, salla e konferencave, ora 10:00)

Me rastin e 25-vjetorit të themelimit, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) organizon aktivitetin “Promovimi i klinikës për ndihmë juridike falas”. ( Prishtinë, ora 10:00 – 12:00)

Alternativa Qytetare e Kosovës (KCA) dhe Aktiv organizojnë diskutimin “Dialogu për normalizimin: Gjendja aktuale, sfidat dhe mundësitë”. (OQ Aktiv, Mitrovicë e Veriut, ora 10:00-12:00)

Departamenti për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim prezanton certifikatën e parë të performancës energjetike për ndërtesat në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, objekti ish-“Rilindja”, kati përdhes Prishtinë, ora 11:00-12:00)

Partia Socialdemokrate mban aksion simbolik afër Urës së Ibrit. (Ura e Ibrit, Mitrovicë, ora 13:00)

Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon sallonin e radhës nëpër komuna, me temën “Politika dhe rinia: Ku ndalet debati dhe fillon gjuha e urrejtjes?”. (Qendra rinore “Hareja”, Vushtrri, ora 17:00).