Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

09/16/2024 08:22
nga:G B

Ngjarjet e ditës 16 shtator 2024:

09:00- Ministria e Infrastrukturës, së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Policinë shënojnë Javën Evropiane të Lëvizshmërisë dhe “Ditën Ndërkombëtare Pa Makina”. (Nisja nga sheshi “Zahiri Pajaziti”, Prishtinë)

09:30- Mbahet ceremonia e hapjes së Javës Evropiane të Mobilitetit, që ka për qëllim të promovojë mënyrat e qëndrueshme të transportit dhe të inkurajojë përdorimin e biçikletave dhe transportit publik. (Parku i Taukbashqes, Prishtinë)

10:00 – 13:30- Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Agjenda:

10:00 – Ceremonia e Hapjes së Ditës së Demokracisë. Merr pjesë dhe Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit (Holli i Kuvendit)

10:00 – Panairi i organizatave të shoqërisë civile (Holli i Kuvendit)

10:00 – Kuizi i Demokracisë (Oborri i Kuvendit)

11:00 – Tryezë diskutimi “Zgjedhjet dhe teknologjia: Ndikimi në demokracinë moderne”, organizuar nga D4D dhe NDI (Kuvendi i Kosovës, salla 506)

10:30 – Punëtori për Demokraci – Demos-i (Oborri i Kuvendit)

13:30 – Panel diskutimi “Sporti dhe Demokracia: Një vizion i ri për të ardhmen” (Kuvendi i Kosovës, salla 506)

11:00- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, takohet me ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik. (Kuvendi i Kosovës, N204)

16:30- Forumi Ekonomik i Grave mban protestë paqësore, pas vendimit për të hequr Ligjin për Punën nga Kalendari Legjislativ. (Përpara ndërtesës së Qeverisë së Kosovës)

18:00- Fondacioni “Friedrich Ebert”, Zyra në Prishtinë, organizon konferencën me temën “Puna e dyfishtë dhe puna e papaguar e grave në Kosovë”. (Kino “Armata”, Prishtinë)