Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

05/30/2024 07:17
nga:G B

Disa nga ngjarjet e parapara të zhvillohen sot.

Vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)

Drejtorja e Kulturës në Ferizaj Xhemile Murati-Shabani mban konferencë për media. (Salla e takimeve objekti i ri i Komunës së Ferizajt, ora 09:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban tryezën e diskutimit “Vlerësimi i rezultateve të zgjedhjeve në BE dhe perspektivat integruese për Kosovën: tre skenarë të mundshëm.” (Europe House Prishtinë, ora 10:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Prishtinë, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi Komunal Rahovec, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Gjilanit mban mbledhjen e radhës. (Kuvend Komunal Gjilan, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi formon grupet e punës për shqyrtimin e projektligjeve në procedurë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Në kuadër të “Java e bibliotekës 2024”, Biblioteka për të Verbër të Kosovës, “Syri ynë” në Prishtinë do të organizojë “Aktivitet Kulturor me krijues” persona të verbër. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi vlerëson përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm nga Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Administratë Publike shqyrton Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova dhe partnerët zbatues Komuna Mirditë, Komuna Junik dhe Qendra UET lansojnë projektin “Mirdita Junik” në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. (Shtëpia e bjeshkatarëve, Livadhi i Madh, Junik, ora 11:00 – 13:00)

Forumi Anadrini përmbyll projektin “Edhe unë mund të bëj gjëra të mira për vendin tim”. (Qendra e Kulturës “Mensur Zyberaj” Rahovec, orën 11:00)

Mbahet “Digjitalizimi i shërbimeve lokale për ofrim më të mirë të shërbimeve për të gjithë”. Marrin pjesë ambasadorja Nancy Soderberg, drejtore, NDI Kosovë, Jehona Lushaku Sadriu, nënkryetare e Prishtinës. (Kinemaja Armata Prishtinë, ora 12:00)

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF organizon aktivitetin vetëdijesues, me mesazhin “Shërbimet për fëmijët po mbyllen! Alarm për veprim për Komunat, Qeverinë dhe Kuvendin”. (Sheshi “Skënderbeu” Prishtinë, 12:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, mban diskutim rreth angazhimit të ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)

Agjenda e Kombëtares së Kosovës:

-Konferenca e përzgjedhësit, Franco Foda. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 14:00)

-Stërvitja e parë e Kombëtares së Kosovës. (Nacional i FFK-së, ora 17:00)

Mbahet pritje me rastin e Ditës së Shtetësisë së Kroacisë. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 18:30)