Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

05/28/2024 08:05
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 28 maj 2024

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Ora 09:00, Hagë)

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, viziton komunën e Klinës dhe takon kryetarin e kësaj komune, Zenun Elezaj. (Ora 09:30, Komuna e Klinës)

Dita e dytë e Forumit për Investime të Qëndrueshme, organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë – EIC. (Ora 09:45, Klan Arena, Zona Industriale)

Mbahet “Konferenca regjionale për higjienën menstruale” në kuadër të projektit “Our bodies are not a taboo. Period”, që zbatohet nga EcoKosWomen. Marrin pjesë Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë; Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit; Olivier Guérot, ambasador i Francës. (Ora 09:45, Klan Arena, Zona Industriale)

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e 248-të. Në rend dite është raportimi i kryeprokurorëve për periudhën janar-mars 2024; Strategjia për Komunikim në Sistemin Prokurorial etj. (Ora 10:00, Objekti i KPK-së, rr. “Luan Haradinaj”)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes; Projektligjin për Letërnjoftimin; atë për Shërbimet Private të Sigurisë etj. (Ora 10:00, Kuvendi i Kosovës, N303)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Sponzorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Ora 10:00, Kuvendi i Kosovës, N225)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban diskutimin me temën “Trajtimi institucional i rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar: Sfidat dhe performanca e sistemit gjyqësor në një vit”. (Ora 10:30, Hotel “Sirius”, Prishtinë)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. (Ora 11:00, Kuvendi i Kosovës, N303)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti formon grupet punuese për për shqyrtimin e projektligjeve në procedurë; si dhe shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE). (Ora 11:00, Kuvendi i Kosovës, N10)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrullah Çeku, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, lidhur me raportin e auditimit të performancës “Efektiviteti i fondeve për financimin e sportit”. (Ora 11:00, Kuvendi i Kosovës, N302)

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, dhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, do të marrin pjesë në inaugurimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë, të rinovuar, e cila tani ofron qasje dhe lehtësira më të mira për personat me aftësi të kufizuara. (Ora 11:40, QKMF “Nënë Tereza” në Klinë)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban mbledhje, me ç’rast shqyrton disa peticione. (Ora 13:00, Kuvendi i Kosovës, N302)

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA shpërndan peceta menstruale falas për vajza dhe gra, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Higjienës Menstruale. (Ora 12:00, Sheshi “Xhorxh Bush”)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror; Projektligjin për rrugët; si dhe Projektligjin për vlerësimin strategjik mjedisor. (Ora 13:00, Kuvendi i Kosovës, N303)

Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut organizon mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta e Dr. Hysen Sadriu. (Ora 13:00, Salla e Qendrës Kombëtare të Telemjekësisë, kati i katërt)

OJQ Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike – ACDC mban takim të bashkisë mbi praktikën ligjore në Kosovë nga perspektiva e komuniteteve pakicë. (Oras 14:00, Qendra e Energjisë Qytetare, Mitrovicë Veriore)

Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Dytë, mban seancën e shqyrtimit gjyqësor për lëndën përmbarimore ndërmjet debitorit Telekomi i Kosovës dhe kreditorit Dardafon.net. (Pallati i Drejtësisë, objekti D, salla nr. 15)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Mediet mund të përcjellin fjalimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. (Ora 18:00, Hotel “Venus”, magj. Prishtinë – Ferizaj)