Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

05/27/2024 08:44
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 27 maj 2024
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Ora 09:00, Hagë)

Organizohet Konferenca Pranverore e Shoqatës së Neurologjisë së Kosovës. (Ora 09:00, Hotel “Emerald”)

Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) mban Forumin e Parë të Investimeve të Qëndrueshme. Në hapje marrin pjesë dhe kryeministri Albin Kurti, shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog etj. (Ora 10:00, Klan Arena, Zona Industriale)

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban konferencën përmbyllëse për medie për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë. (Ora 10:00, Zyrat e ASK-së, rr. “Zenel Salihu”)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave. (Ora 10:00, Kuvendi i Kosovës, N303) .

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shënon Ditën Botërore të Metrologjisë me moton “Ne matim sot, për një të nesërme të qëndrueshme”. (Ora 10:00 -13:00, Hotel “Garden” Prishtinë)

Në kuadër të Forumit për Investime të Qëndrueshme, mbahet paneli i diskutimit “Krijimi i aksionit për ndryshimin e transformimit – Prioritetet e Qeverisë dhe mundësitë e planit të ri të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor”. (Ora 10:20 – 11:20, Klan Arena, Zona Industriale)

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizojnë konferencën shkencore “Ndryshimet klimatike, resurset ujore dhe pastrimi i ujërave të ndotura”. (Ora 10:30, Ndërtesa e AShAK)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ora 11:00, Ndërtesa e Kuvendit, C301)

Në kuadër të Forumit për Investime të Qëndrueshme, mbahet paneli i diskutimit “Transformimi i sistemit energjetik – nevoja për rritjen e biznesit”. Marrin pjesë Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë; Sergiy Maslichenko, shef i BERZH-it në Kosovë etj. (Ora 11:20 – 12:20, Klan Arena, Zona Industriale)

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” hap Javën e Bibliotekës. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti; ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku etj. (Ora 12:30, Holli i Bibliotekës Kombëtare)

Përurohet Qendra e Digjitalizimit në Bibliotekën Kombëtare, në kuadër të Javës së Bibliotekës. (Ora 13:00, Qendra e Digjitalizimit, BKK)

Në kuadër të Forumit për Investime të Qëndrueshme, mbahet paneli i diskutimit “Ndryshimi i financimit – Kapitali si mjet për të krijuar një dinamikë të re”. (Ora 13:20 – 14:20, Klan Arena, Zona Industriale)

Në kuadër të Javës së Bibliotekës hapet ekspozita “Kujtesa për Skënderbeun” – Koleksione të Librave Antikuar të koleksionistes britanike, Patricia Nugee. (Ora 13:30, Holli i ekspozitave, Biblioteka Kombëtare)

Federata Sindikale e Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) takohet me kryetarët e shoqatave sindikale. (Ora 14:00, Zyrat e sindikatës, afër MKRS-së)

Në kuadër të Forumit për Investime të Qëndrueshme, mbahet paneli “Mobilizimi i kapitalit publik dhe privat për të përshpejtuar investimet e qëndrueshme”. Marrin pjesë Rozeta Hajdari, ministre e MINT; AnnaCarin Platon, nga Zyra e BE-së; Alessandro de Concini, EIB; Edmond Hajrizi, rektor i UBT-së. (Ora 14:30 – 15:30, Klan Arena, Zona Industriale)

Në kuadër të Javës së Bibliotekës mbahet sesioni me temën “Transformimi i bibliotekave”. Marrin pjesë dhe përfaqësues nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. (Ora 15:00, Holli kryesor, BKK)

Fjalët përmbyllëse të ditës së parë të Forumit për Investime të Qëndrueshme. (Ora 15:30 – 15:45, Klan Arena, Zona Industriale)

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë organizon promovimin e librit “Gjermania dhe Kosova: Historia e një Partneriteti”. (Ora 17:30, Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

Hapet Java e kulturës kroate. (Ora 18:00, Kinemaja “Armata” Prishtinë)