Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

02/16/2026 07:20
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 16 shkurt 2026

09:00-16:30

Para Dhomave të Specializuara në Hagë paraqiten deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. (Hagë)

09:30
Në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, UBT organizon ceremoni solemne dhe ndan Dekoratën Jetësore të Nderit, Familjes Jashari. (UBT, Lipjan)

09:30
Mbahet seanca ndaj të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë)

10:00
Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare të Kuvendit të Kosovës. (Salla e seancave, Prishtinë)

10:00
Action for Mothers and Children (AMC) organizon tryezën e rrumbullakët “Ngritja e vetëdijes dhe menaxhimi i IST-ve në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:00
Takimi i 285-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). (Salla e takimeve, kati VI, objekti i Këshillit Prokurorial, Prishtinë)

11:00
Departamenti i Historisë organizon ligjëratë në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, njëkohësisht në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Ikonës së rezistencës, personalitetit më të shquar të çështjes kombëtare shqiptare të shek. XX, Adem Demaçi.(Fakulteti Filozofik, Prishtinë)

12:00
Në Kompleksin e Dëshmorëve në Shqiponjë, bëhet rivarrimi i dëshmorit të atdheut
Jeton Idriz Hoxha. (Kompleksi i Dëshmorëve në Shqiponjë, Gjakovë)

13:15
Fjalët përfundimzare në rastin e Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase në Fushë Kosovës. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë)