Ngjarjet e ditës: 21 janar 2026
10:00-12:00
Në 20 vjetorin e vdekjes së Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbahen këto aktivitete:
10:00 – Organizohen homazhe tek varri i Presidentit Rugova. (Velani, Prishtinë)
12:00 – Nën patronatin e Presidentes Osmani mbahet Akademi Përkujtimore për Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare (ish – Instituti i Historisë ‘Ali Hadri’), Prishtinë)
11:00
LDK mban akademi përkujtimore në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova. (Salla e Kuqe – Pallati i Rinisë, në Prishtinë)
11:00
Për manifestimin përkujtimor dhe kulturor për “Flakën e Janarit” bëhen nderime në fshatin fortesë për dëshmorët Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku. (Fshati Fortesë, Rahovec)
13:00
Vazhdon seanca gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e Auron Thaçit, Enes Ay dhe Hajrullah Brcanit. (Gjykata Themelore të Prizrenit, Prizren)
13:30
Platforma “Liria ka emër” mban konferencë për media. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë).


