Ngjarjet e ditës: 22 dhjetor 2025
09:30
Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë)
09:30
Mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj tre të pandehurve Lubomir Çimburoviq, Predrag Bradiq dhe Milivoje Iviq, për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë. (Gjykata Themelore, Prishtinë)
10:00
Mbahet seanca për shqyrtimin e ankesës së ushtruar kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, për dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës. (Gjykata Supreme)
10:00
Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ambasada e Francës promovojnë pjesëmarrjen e grave në proceset zgjedhore. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:30
Administrata Tatimore e Kosovës mban konferencën vjetore, ku shpalosen arritjet dhe sfidat për vitin 2025. Merr pjesë drejtori i ATK-së, Mentor Hyseni dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
17:30
Partia Demokratike e Kosovës mban tubim në Rahovec. (Qendra Kulturore “Mensur Zyberaj”)
18:00
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim në Deçan. (Restaurant “Antika”, Lëbushë)
19:00
Partia Demokratike e Kosovës mban tubim në Gjakovë. (Shtëpia e Kulturës “Asim Vokshi”)


