Ngjarjet e ditës: 30 tetor 2025
09:00
Mbahet takimit i dytë i Grupit Punues për Kosovën (Working Group on Kosovo), të organizuar nga Komiteti Evropian i Rajoneve (CoR). Merr pjesë kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama. (Hotel Emerald, Prishtinë)
10:00
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve zhvillon takim për rritjen e pagës minimale. (Objekti i Qeverisë, Prishtinë)
10:30
Instituti Riinvest bënë prezentimin e raportit të Studimit bazë për Ekonominë Qarkore në Kosovë, Projekti “POLICY ANSWERS” (Politika që japin përgjigje). (Zyrat e Instituti, Prishtinë)
12:00
Mbahet ceremonia formale për pranimin e instrumenteve muzikore të blera nga MKRS-ja. Në ceremoni do të jenë të pranishëm edhe Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku si dhe Sekretari i Përgjithshëm i MKRS, Bislim Bislimi.(Atelienë e Pallatit të Rinisë, Prishtinë)
14:00
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në rend dite buxheti i Prishtinës, Gjilanit e Zubin Potokut. (Kuvendi i Kosovës Salla C 301)
17:00
Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon ceremoni për nder të shënimit të 23-vjetorit të themelimit. (Restorant Village, Gojbule, Vushtrri)


