Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

09/14/2025 07:45
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 14 shtator 2025

09:30
Mbahet dita e dytë e seminarit të SBASHK-ut të organizuar në bashkëpunim me Qendrën Amerikane të Solidaritetit. (Hotel SIRIUS)

10:00
Federata e Xhudos e Kosovës organizon Kampionatin Ballkanik të Xhudos për Senior dhe Ekipore. (Salla e Sportit “Karagaç”, Pejë)

11:00
Nën patronatin e Kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama, mbahet ecja dhe vrapimi vetëdijësues në luftën kundër kancerit të gjirit, “Race for the Cure Prishtina 2025’’. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë)

17:30
Iniciativa Qytetare “Ne Mundemi” në Ferizaj, mbanë tubimin e hapjes së fushatës elektorale. (“Park Woodside”, fshati Pleshinë të Ferizajt)