Lajme

Ngjarjet kryesore të planifikuara për sot

11/26/2021 07:20
nga:M K

Ministria e Shëndetësisë organizon ekipe mobil për vaksinimin e nxënësve në Shkollën e Mesme “Eqrem Qabej” në Prishtinë. (Mjediset e shkollës, ora 08:00)

Agjenda e mbledhjes së Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë

09.45– Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës

10.00– Mbërritja e Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës

Në mbërritje, kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpritet nga Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë

10.10– Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë

11.20– Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

11.30– Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave(Regji + të gjitha mediat)

12.05– Foto e përbashkët

13.10– Forumi i Biznesit Shqipëri-Kosovë

Bashkëbisedim i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi, ora 10:00)

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizojnë tryezën me temë “Të drejtat pronësore dhe dhuna në familje”, ku merr pjesë presidentja e vendit, si dhe personalitete tjera. (Hotel Emerald, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e mbledhjes inauguruese e Kuvendit Komunal të Mitrovicës. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

Komuna e Skenderajt në shënimin e festave të nëntorit nis me homazhe për dëshmorin Halit Geci. (Llaushë, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban tryezën e diskutimit me temë “Raportet e Audituara të Partive Politike në Kosovë: Çfarë shpërfaqën ato në lidhje me transparencën financiare të tyre?”. (Hotel Sëiss Diamond, në sallën Ulpiana, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ku do të bëhet intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radhët e komunitetit serb dhe komunitetet tjera. (Kuvendi, salla N10, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, ku do të shqyrtohet nisma ligjore për projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje.(Kuvendi, salla N 303, ora 10:00)

Komuna e Skenderajt bën përurimin e stacionit të pompimit të ujësjellësit. (Llaushë, ora 10:30)

Komuna e Skenderajt bën përurimin e bazentit në fshatin Rezallë dhe Plluzhinë. (Rezallë të shkolla “Malush Ahmeti dhe Plluzhinë, ora 11:00)

Sindikata e Shërbimit Civil e Kosovës dhe Sindikata e Pavarur e Administratës e Kosovës mbajnë protestë para Qeverisë së Kosovës. (Sheshi “Skënderbe”, ora 11:00-12:00)

Hapja e ekspozitës me punime origami nga Arbnora Fejza Idrizi. (Qendra e Kulturës “ Hasan Prishtina”, ora 15:00)

Hapja e festivalit “Rapsodia Shqiptare. (Qendra e Kulturës “ Hasan Prishtina”, ora 16:00)

Shoqata e intelektualëve ‘’Jakova’’ dhe Shoqata ‘’GjakovaBasel’’, në një akademi solemne, shënojnë ditën e flamurit kombëtar dhe përkujtojnë mësuesin e popullit dhe veprimtari Ibrahim Fetahi. (Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, Gjakovë, ora 18:30)