Ngjarjet e datës 20 qershor 2023:
– Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me grupin parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 8:30)
– Komisioni për Integrim Evropian takohet me grupin parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:30)
– Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, ora 9:30)
– Liberal Democrat Centre mban debatin publik “Between ‘We the People’ and Populism” mbi fenomenin dhe rreziqet e politikës populiste në kontekstin e intolerancës etnike. (Klan Arena, ora 10:00)
– Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban dëgjim Publik për Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
– Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportet e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe të Universitetit të Prishtinës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)
– Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës organizon ekspozitën “Lule kundër luftës” me punimet e Liudmyla Makei – refugjate ukrainase në Kosovë, gazetare dhe piktore. (Lapidariumi i Muzeut, ora 13:00)
– Mbahet nata e hapjes së Festivalit të Filmit Rolling 2023 e cila shënon fillimin e një festivali filmi që nxit mendimin që eksploron narrativa dhe perspektiva unike nga e gjithë bota. (Kino Armata, ora 19:30).


