Lajme

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

10/21/2024 07:20
nga:G C

Ngjarjet për sot:

09:30- Akademia Diplomatike (MPJD), në bashkëpunim me Fondacionin “Friedrich Ebert”, organizon ceremoninë e hapjes së edicionit të 10-të të Shkollës Diplomatike. Në hapje marrin pjesë dhe kryeministri Albin Kurti e zv.kryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz. (Hotel “Dukagjini”, Pejë)

10:00- Konzorciumi i organizatave të shoqërisë civile “CorrWatch” (GLPS, GAP dhe INDEP) publikojnë raportin “Transparenca në përcaktimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë”. (Zyra e INDEP, rr. “Fehmi Agani”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

11:00- Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me GIZ-in dhe Ministrinë e Bujqësisë, hapin Panairin Bujqësor dhe Energjisë së Ripërtëritshme. Merr pjesë dhe ministri Faton Peci. (Hapësirat e “Prishtina Mall”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

11:00- Hapet Edicioni i dytë i Simpoziumit Ndërkombëtar Inter/Trans Disciplinar për Filozofi, Art dhe Teknologji “Filozofema”. (Fakulteti Filozofik, salla 127)

12:00- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA mban ceremoninë e dorëzimit të serave për gratë fermere të Kosovës. Marrin pjesë zv.kryeministrja Emilija Redžepi e ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. (Fshati Dobrushë, Istog)

12:15- Ministri i Kulturës i Bullgarisë, Nayden Todorov, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, bashkë me homologun e tij kosovar, Hajrulla Çeku, nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëprodhimit në kinematografi Kosovë-Bullgari, (MKRS)

14:00- Shoqata “Handikos” organizon konferencën me temën “Avancimi i politikave për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë’’. (Qendra e Resurseve të Handikos në Veternik)

18:00- Mbahet promovimi i librit “Hyrje në Psikolinguistikë” i autorit Rrahman Paçarizi. (Libraria “Dukagjini”, sheshi “Nëna Terezë”)