Lajme

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

08/26/2024 07:12
nga:G C

Ngjarjet e ditës: 26 gusht 2024

10:00

Instititi GAP dhe GSJP organizojnë konferencën me temën “Sfidat në dhënien e subvencioneve nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe digjitializimi si instrument për rritjen e efikasitetit”. (Zyrat e GAP, Rr. “Sejdi Kryeziu”, Pejton) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

10:00

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, mban konferencë për media për pretendimet e ministrit të MKRS-së rreth rastit të rrënimit të objektit “Saraji i Vjetër” në Prizren. Merr pjesë edhe zyrtarja e kësaj lënde nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

11:00

Demokraci për Zhvillim (D4D) mban sallonin me temën “Sigurimi i integritetit: Verifikimi i fakteve në Sistemin e Drejtësisë në një epokë të keqinformimit mediatik”. (Këndi Amerikan, “Sheshi i Lidhjes”, Prizren) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

14:30

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) lanson thirrjen e dytë publike për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës)