Lajme

Ngjarjet e paralajmëruara për sot

12/12/2025 07:09
nga:Sh R

Ngjarjet e datës 12 dhjetor 2025.

Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit 2025, Iniciativa për Progres (INPO) publikon raportin “Pavarësia dhe efektiviteti i OSHP-së: ndërmjet zbatimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit”. (Prishtinë, ora 10:00)

Ceremonia e dhurimit të Mobilies Urbane të Mençur dhe një Eko-ulëseje nga MMPHI për Save the Children Kosova. (Zyra e Save the Children Kosova, Prishtinë, ora 10:00-11:00)

Sindikata e Re e KEK-ut do të organizojë një protestë paqësore para zyrave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Prishtinë. (Ora 11:00)

Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari prezanton Treguesit e Cilësisë së të Drejtave të Punëtorëve për vitin 2024. (Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, ora 11:30-12:30)

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ndan çmimet për fituesit e Konkursit Nacional “Ide të ndritshme për një të ardhme të gjelbër”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “ Pjetër Bogdani”, Prishtinë, ora 12:00)

IKD mban konferencë për media “Kostoja e krimit të organizuar dhe korrupsionit te qytetarët”, me rasti e mbylljes së Javës Kundër Korrupsionit. (Zyrat e IKD-së, Prishtinë, ora 13:30)

Policia e Kosovës në bashkëpunim me ambasadën amerikane në Prishtinë, do të realizojë një ushtrim të gjerë në Prishtinë, përfshirë zonën pranë objektit të ambasadës amerikane në lagjen “Arbëria” të Prishtinës. (Ora 15:00 -21:00)

Oda Ekonomike e Kosovës do të organizojë Gala Mbrëmjen dhe ceremoninë e shpërblimeve tradicionale ‘’The best of Kosova 2025’’. ( ora 18:30)