Ngjarjet e ditës: 10 korrik 2024
09:00
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)
09:30
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të renovimeve në Klinikën e Urologjisë. (Klinika e Urologjisë, QKUK)
10:00
Protestojnë banorët e Shipitullës. (Para Zyrave të KEK-ut në Prishtinë)
10:00
Inspektori i Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportin me amendamente të komisionit funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, për Projektligjin për Mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)
11:00
OJQ Qendra për Avokim për Kulturë Demokratike-ACDC mban konferencën përfundimtare të projektit “Përtej kufijve: Promovimi i mirëkuptimit dhe ndërgjegjësimit për regjimin pa viza për Kosovën”. (Graçanicë)
11:00
Mbahet konferenca pjesëmarrja e të Rinjve: Mundësitë dhe perspektiva përtej vitit 2024. (Menza Ramiz Sadiku)
11:30
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportin vjetor financiar të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2023 dhe raportin vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)
13:00
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitiasi dhe drejtori i Shoqatës HANDIKOS, raportojnë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, lidhur me plotësimin apo ndryshimin e Rregullores për Përbërjen, Funksionimin, Përgjegjësitë e Komisionit Vlerësues dhe Përcaktimin e Procedurave për Njohjen e Statusit dhe të Drejtave të Personave Praplegjik dhe Tetraplegjik, ose nxjerrjen e Rregullores së re. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
13:30
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ-së)
14:00
Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë)
20:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të gjenocidit në Srebrenicë.