Lajme

Ngjarjet e paralajmëruara për sot

03/18/2024 08:19
nga:G B

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:

09:00

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

10:00

Komisioni i Pavarur për Medie (KPM) raporton në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie dhe Zhvillim Rajonal. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)

10:00

Shoqata e Bankave të Kosovës (ShBK) do të organizojë edicionin e 12-të të Javës Ndërkombëtare të Parasë. (Shkolla fillore “Vëllezërit Frashëri”, Lipjan)

10:00

Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës (AShAK) organizon hapjen e “Javës së Arkivit të Hapur”, me ç’rast të interesuarit mund të shohin për së afërmi punën dhe aktivitetet e kësaj agjencie. (AShAK, rr. “Arbnor dhe Astrit Dehari”)

11:00

Mbahet konferenca në nisjen e edicionit të 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venecias. (Galeria Kombëtare e Kosovës)

12:00

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në Futboll, Franco Foda, mban konferencë për medie. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

13:00

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për Regjistrin e Pronarëve Përfitues. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)

15:30

Qeveria e Kosovës nënshkruan marrëveshje me Bankën Evropiane për Investime, me vlerë 33 milionë euro, për ndërtimin e një impianti fotovoltaik. Marrin pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati; ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde etj. (Ndërtesa e Qeverisë, P38)

16:00

Stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Kampi Nacional i FFK-së në Hajvali)