Lajme

Ngjarjet e paralajmëruara për 12 janar 2026

01/12/2026 07:36
nga:Genita C

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:

Në Gjykatën e Apelit mbahet seanca gjyqësore për shqyrtimin e ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në rastin ndaj Millosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime lufte në zonën e Prizrenit. (Gjykata e Apelit, Pallati i Drejtësisë, ora 10:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dekoron Hasan Arat, në vlerësim të kontributit të tij të çmuar në sportin ndërkombëtar, si dhe të rolit dhe përkushtimit të tij të veçantë në procesin e kandidimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Të pranishëm në ceremoni do të jenë edhe drejtuesit e KOK-ut, me në krye presidentin Ismet Krasniqi. (Ceremonia e dekorimit mbahet në zyrën e Presidentes Osmani, ora 12:00).

Prokuroria Themelore në Pejë, mban konferencë për media , ku do të shpalosen të arriturat gjatë vitit 2025, objektivat e vitit 2026 dhe tema tjera. Para mediave në ketë konferencë do të flasë, kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj. (Prokuroria Themelore në Pejë, ora 12:00)