Lajme

Ngjarjet e ditës sot në Kosovë

02/10/2023 07:03
nga:Astrit Gashi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, organizojnë tryezën e Tretë të Sportit, që ka për qëllim koordinimin dhe bashkërendimin e politikave dhe aktiviteteve sportive në gjithë sektorin e sportit. (Ora, 09:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mban konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Planifikimi (Jo) adekuat i Qeverisë”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me përmbushjen e Programit Legjislativ për vitin 2022. (Or, 10:00)

Lëvizja VETËVENDOSJE! Homazhe te pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj, në bulevardin “Nënë Tereza”(Ora, 12:40)