Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë, ora 09:30- 16:00)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për zbatimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës lidhur me luftën kundër kancerit të gjirit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:30)
Komisioni për Buxhet shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj Pandemisë COVID-19 për NVM-të”; vazhdim – shqyrtimi i raportit vjetor financiar i BQK-së për 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)
GLPS organizon tryezën “Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme: Pesë çështje që duhet marrë parasysh gjatë hartimit te projektligjit”. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Sirius”, salla “Castor”, ora 10:30)
Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me ministra/e. I ftuari i radhës- ministri i Bujqësisë, Faton Peci. (Hotel “Opera”, Prishtinë, ora 11:15)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takim me Shoqatën e Familjeve tё Heronjve dhe Dëshmorëve tё Kombit me të cilën do të diskutojë zgjidhjen e statusit tё veprimtarëve invalidë/tё plagosur para luftës çlirimtare nё Kosovё. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 12:00)
Komisioni për Bujqësi shqyrton raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takim me drejtorin rajonal të “Save the Children” për rajonin e Lindjes së Mesme dhe Evropës Lindore dhe me Zyrën për Qeverisje të Mirë (ZQM). (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 13:15)
Komiteti Olimpik i Kosovës organizon workshopin “Barazia Gjinore dhe Diversiteti”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 16:30)