Lajme

Ngjarje si në filma: Hajnat i vjedhin banesën prizrenasit, ja çfarë ndodh kur pikasin pronarin

04/24/2021 08:39
nga:Y I

Një person nga Prizreni ka raportuar një rast të vjedhjes së banesës së tij në Polici, raporton Gazeta Blic.

Të dyshuarit kanë hyrë me forcë në banesën e tij dhe kanë marrë para dhe stoli ari.

Sipas ankuesit, të dyshuarit pasi kanë vërejtur ankuesin, kanë shtënë me armë zjarri dhe janë larguar me një veturë.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Poslisht, Prizren 23.04.2021 – 20:36. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe nga ai kishin vjedhur para të gatshëm dhe stoli ari. Sipas ankuesit, të dyshuarit pasi kanë vërejtur ankuesin, kanë shtënë me armë zjarri dhe janë larguar me një veturë.

Përleshja mes disa personave në Rrugën B, Policia jep detaje më të hollësishme nga ngjarja