Lajme

Ngjarje mizore në Tetovë, vjehrria dhunuan e torturuan nusen për 7 vjet, e bën për psikiatri

04/23/2024 15:06
nga:G B

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Tetovë, ku një grua është dhunuar fizikisht dhe psiqikisht për shtatë vjet me radhë nga vjehrria dhe burri i saj.

Rastin e ka bërë publik gazetarja Liridona Vejseli e cila dha detaje në emisionin “Kosova today” në Klan Kosova.

Ajo tha se është lajmëruar fillimisht nga fqinjtë e gruas.“Ngjarja ka ndodhur në Tetovë, në një lagje të banuar me shumë njerëz, vuajtjet e një gruaje për 7 vjet, të dëgjuara të ditura nga familjarët nga fqinjtë, dhe duke mos ndërmarrë asnjë lloj mase. Më kanë lajmëruar fqinjtë e zonjës se ka një rast ku është izoluar një grua, është e privuar nga dashuria e fëmijëve të saj, ka dhunë sistematike nga vjehrria dhe burri. Kam tentuar të komunikojë me familjarët e saj, është një vajzë jetime, vëllanë e ka në Itali, motrat financiarisht të dobëta. Kam lajmëruar policinë. Takova shefin e policisë së Tetovës, ja sqarova ngjarjen, kam pasur foto, mesazhe. Me ka thënë këtij rasti do t’i shkojmë deri në fund”, tha Vejseli.

Ajo tutje zbuloi se policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar vjehrrin dhunues ndërkohë gruan e kanë dërguar në spital, mirëpo dhunuesi është lëshuar në shtëpi pas 24 orëve.

“Ai është lëshuar në shtëpi pas 24 orë mbajtje, edhe zonja u lëshua në shtëpi. Kur e kuptova që ata janë në shtëpi për mua ka qenë nata më ë vështirë e jetës time. E dhunura ka një gjendje shumë të rëndë mentale, gjendet në psikiatrinë e Tetovës, do qëndroj edhe 1 javë. Kur dha deklaratën, ka thënë se kam dhunë periodike nga vjehrri. Ka deklaruar që u dhunua edhe nga vjehrra dhe burri. Sipas informatave që kam marrë, vjehrra ka qenë nxitësja kryesore dhe abuzuesja e gruas. Vetëm kur vjehrrit i është tekur t’i japë ushqim, ajo ka ngrënë. Burri ka thënë se unë se kam dhunuar shumë vetëm në momente kur më ka shtyrë babai, kur kam pasur mundësi t’i dërgoj bukë gruas sime, e kam bërë”, u shpreh gazetarja.

Sipas Vejselit, gruaja e dhunuar nuk ka pasur mundësi as të rrisë fëmijën e saj, madje s’ka qenë e pranishme kurrë në shkollë, pasi siç tha ajo, është mbajtur e izoluar në dhomën e saj të gjumit.

Ndiqni video e mëposhtme për të kuptuar rrëfimin rrëqethës të gazetares për gruan nga Tetova.