Lajme

Ngjarje horror në Francë: Nxënësi vret profesoreshën në klasë

02/22/2023 13:06
nga:G B

Një nxënës i shkollës së mesme dyshohet se ka vrarë me thikë profesoreshën e tij  në një shkollë në qytetin francez të Saint-Jean-de-Luz.

Prokurori lokal Jerome Bourrier konfirmoi sulmin për agjencinë e lajmeve AFP dhe mediat lokale raportuan se incidenti ndodhi në një klasë të martën në mëngjes.

Autoritetet konfirmuan se policia është në vendngjarje me një prokuror lokal.