Lajme

Ngjarje e trishtë në Elbasan: Qëllohet 7 herë ndaj një personi

06/17/2022 20:50
nga:Genita C

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan në lagjen “Skënderbej”.

Burime për abc bëjnë me dije se është qëlluar me pistoletë 7 herë në drejtim të Arben Bekteshit, ndërkohë që menjëherë ka ndërhyrë policia.

Autori është shpallur në kërkim, pasi është larguar menjëherë nga vendngjarja./abcnews/