Sporti

Ngjarje e rrallë, futbollisti i Arsenalit merr karton të kuq në formë shumë interesante

02/11/2022 09:00
nga:Mergim Rreci

Arsenal është këndellur duke arkëtuar pikët e plota në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Wolves.

“Topçinjtë” fituan me rezultat minimal 0 – 1, ndeshje që ishte shumë e rivalizuar, përcjell GazetaBlic Sport.

Ishte Gabriel që shënoi nga afërsia pas një pasimi të Alexandre Lacazette, gol ky që i solli tre pikë mysafirëve (25′).

Wolves gjithashtu rrezikoi shumë në pjesën e dytë, sidomos pas kartonit të kuq të Gabriel Martinellit, karton ky që ishte shumë i çuditshëm. Gjyqtari ka ndalur lojën për një faull të kryer nga Martinelli dhe brenda pak sekondave i tregon dy herë kartonin e verdhë.

Gjyqtari kryesor i takimit e ka ndëshkuar futbollistin për dy ndërhyrje të gabuara përgjatë të njëjtit aksion.