Lajme

Ngjarje e rëndë në Pouskë të Prizrenit, 74 vjeçari gjendet pa shenja jete

06/24/2025 22:14
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pouskë të Prizrenit.

Atje, një burrë i moshës 74 vjeçare është gjetur pa shenja jete.

Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Bytyqi tha se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Ai theksoi se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“Sot, më 24.06.2025, rreth orës 11:00, është raportuar se në fshatin Pouskë është gjetur pa shenja jete një person mashkull, 74-vjeçar. Policia ka dalë në vendngjarje dhe është njoftuar prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Lidhur me rastin është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, deklaroi Bytyqi.