Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pejë, në shtëpinë e familjes Pajaziti, në rrugën “Lekë Dukagjini”, ku kryefamiljari gjeti pa shenja jete djalin e tij 24-vjeçar.
I riu, A.P dyshohet se i dha fund jetës së tij, duke kryer vetëvrasje në tarracën e banesës.
Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili thotë se me të marrë lajmin, Policia ka dal në vendin e ngjarjes.
“Me të marrë lajmin nga familjarët e tij, Policia ka dal në vendin e ngjarjes bashkë me emergjencën e qytetit, ku është konstatuar edhe vdekja e tij”.
Deri më tani, nga Policia nuk ka dhënë më shumë informata.


