Lajme

Ngjarje e rëndë: Gjendet pa shenja jete brenda furgonit një 53-vjeçar në Mitrovicë

08/14/2022 14:53
nga:Gazeta Blic

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Mësohet se ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është konstatuar vdekja e viktimës.

Sinjali mëson se i ndjeri është 53-vjeçar dhe ai u gjet i vdekur brenda furgonit të tij i cili ndodhej para Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

Për atë çfarë ka ndodhur është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Gazeta Blic ka provuar të flas me Policinë e Kosovës, por ende nuk kanë dhënë detaje.