Sporti

Ngjarje e pazakontë, portieri zëvendësohet pas 10 sekondave lojë prej rregullit të çuditshëm

02/12/2024 20:46
nga:E K

Një situatë shumë e çuditshme ka ndodhur në elitën e futbollit slloven.

Në ndeshjen mes Olimpija Ljubljana dhe Rogaska, e vlefshme për javën e 20-të të PRVA Liga ka ndodhur një zëvendësim pas vetëm 10 sekondave nga nisja e sfidës.

Në kampionatin slloven ekziston një rregull i veçantë, sipas të cilit çdo ekip duhet të vendosë të paktën një lojtar nën 21 vjeç në formacionin zyrtar. Rregull që siç kuptohet mund të sjellë edhe momente të pazakonta si ky i fundit.

Kështu skuadra e Rogaska-s ka vendosur në formacion portierin 17-vjeçar Zan Lorber, i cili po debutonte me ekipin e parë.

Duke respektuar rregullat atij i dhanë rolin e titullarit për vetë 10 sekonda, për ta zëvendësuar me portierin e përhershëm titullar, me 29-vjeçarin Ajdin Mulalic.