Lajme

Ngjarje e pazakontë në Ferizaj, ceremonia e varrimit bëhet në oborr të shkollës

3 vite më parë
nga:Y I

Të premten, në oborrin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Vezir Jashari”, në Ferizaj ndodhi një ngjarje e papritur.

Në fushën e futbollit zuri vend një ceremoni fetare, meqë ky objekt shkollor i ndërtuar në vitin 2007 gjendet pranë varrezave të vjetra të qytetit.

Kjo ngjarje që ndodhi në prani të nxënësve e irritoi drejtoreshën e shkollës e cila edhe e raportoi situatën.

“Ky veprim duhet të dënohet nga organet kompetente, sepse oborri i shkollës duhet të përdoret vetëm nga nxënësit për të cilët edhe është i destinuar”, tha Zyhrija Vata.

Rastin e sheh si të papranueshëm edhe Drejtori i Arsimit në këtë komunë.

Ndërsa, nga Këshilli i Prindërve në Ferizaj thanë përmes telefonit se gjatë të hënës do të mblidhen për të diskutuar për këtë çështje e më pas do të dalin me një vendim.