Lajme

Ngjarja tronditëse në Podujevë: Babai vrau djalin

06/13/2022 20:12
nga:Gazeta Blic

Para pak çastesh ka ndodhur një ngjrje e rëndë në Podujevë.

Gazeta Blic merr vesh se babai ka vrarë djalin e tij.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka konfirmuar Policia.