Viktimat u qëlluan mes vete dhe mbetën të vrarë, teksa e pësoi edhe vëllau i Astrit Ademajt, njëri prej viktimave.
Kështu ka mësuar GazetaBlic nga burime pranë vendit të ngjarjes.
Sipas këtyre informatave, gjithmonë jozyrtare, Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidat i PDK-së për Deçan, janë qëlluar mes vete pas një mosmarrëveshjeje dhe kanë mbetur të vrarë.
Ndërkaq, aty ka qenë edhe vëllau i kandidatit të Pejës, Astrit Ademaj, i cili ka mbetur i plagosur.
GazetaBlic do të vazhdojë t’iu informojë në kohë reale për çdo informatë të re nga ky rast tragjik.
LAJMI I FUNDIT: Dyshohet për dy të vrarë në Pejë


