Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sontme në Klinë, ku të vrarë me armë zjarri në një lokal, kanë mbetur Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë.
Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj komune, duke shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqëve.
Çfarë tha Policia?
Rreth orës 17:15, policia e Kosovës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi”, në qytetin e Klinës.
Sipas informatave të para, dy persona kanë qenë të përfshirë në incidentin e armatosur, ku njëri prej tyre është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Një person tjetër, i cili ka pësuar lëndime gjatë incidentit, është dërguar menjëherë në spitalin e emergjencës për trajtim mjekësor, por nuk mund t’i përballoi plagët nga arma e zjarrit.
Sipas zëdhënësit të policisë, Fadil Gashi, hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Vrasja e dyfishtë në Klinë, Prokurorja kujdestare: Është herët të flitet për motivet
Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e dy personave në Klinë