Lajme

Ngjarja në Majac të Podujevës: Një i vdekur e dy të plagosura – njëra prej tyre e dyshuara

03/22/2026 21:46
nga:G B

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy gra të plagosura mbrëmjen e së dielës në Majac të Podujevës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se një djalë është i vdekur dhe dy gra janë të plagosura- njëra prej tyre 70-vjeçare.

E plagosura tjetër është tani e dyshuara, e cila dyshohet se tentoi të kryente vetëvrasje.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, “Betimi për Drejtësi” mëson se viktima ka qenë i dashuri i të dyshuarës.

Pamje nga vendi i ngjarjes, ky dyshohet për një të vrarë dhe dy të plagosur në Majac të Podujevës