Lajme

Ngjarja në Bon Vivant/ Mbledhje urgjente në komunë, Rama: Urgjentisht i nevojshëm krijimi i policisë së kryeqytetit

08/05/2023 13:04
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka dalë në punë edhe këtë të shtunë, pas tragjedisë së mbrëmshme në njërën nga kafiteritë.

Ai ka zhvilluar takim me Drejtorin e Emergjencave, Lulzim Fushtica dhe Basrin Shabanin, Drejtor i Policisë për Rajonin e Prishtinës.

“Diskutuam për çështjen e sigurisë në kryeqytet dhe hapat të cilët duhet të ndërmarrim bashkërisht për krijimin e policisë së kryeqytetit e cila është urgjentisht e nevojshme dhe do të na ndihmonte në rritjen e nivelit të sigurisë në Prishtinë”, ka shkruar Rama.

“Siguria në kryeqytetin tonë është prioritet i yni”.