Lajme

Ngjarja e pazakontë në Itali- Shpëton një turist nga mbytja, por gjobitet!

09/20/2024 20:14
nga:Y I

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali.

Mediat italiane bëjnë të ditur se një roje plazhi profesionist është gjobitur me 1032 euro, pasi i ka shpëtuar jetën një turisti.

Ngjarja ndodhi më 3 shtator në plazhin Ca’ Savio, kur 44-vjeçari Saverio Amato shpëtoi nga mbytja në ujë një turist shtatëdhjetëvjeçar. Por ditët e fundit atij i është dorëzuar një kallëzim me gjobë prej 1032 eurosh me arsyen e mos komunikimit të menjëhershëm me zyrën detare, duke mospërmbushur detyrat institucionale të Zyrës së Portit, shkruan A2.

“Shpëtimtari nuk lajmëroi menjëherë Autoritetin Portual, siç e kërkon protokolli, duke penguar përmbushjen e detyrave të tij institucionale”.

Amato i njohur në lajmet lokale për shpëtime të ngjashme ka njoftuar se do të apelojë gjobitjen.

Ngjarja ngjalli habi në opinionin publik, i cili u solidarizua menjëherë me shpëtimtarin./A2/