Lajme

Ngërçi mes SBASHK-ut dhe Qeverisë, Ibrahimi: Kurti dhe Murati janë përgjegjësit kryesorë, në mes të krizës shkuan në Japoni për kryeshnosh

09/27/2022 09:22
nga:G C

Analisti politik, Ilir Ibrahimi thotë se në këtë grevë që ka filluar tash e pesë javë, sindikata po e kryen detyrën e vet, raporton GazetaBlic.

Ibrahimi përmes një shkrimi në “Facebook”, thotë se Qeveria po vendos me inat, por sipas tij është në luftë me vetveten.

“Fakti që dy personat kryesorë përgjegjës për këtë krizë – Kurti dhe Murati, kanë vendosur të shkojnë për kryeshnosh te ish kryeministri japonez I cili u vra para disa muajsh, tregon që fati I qindra mijëra fëmijëve nuk e meriton as për së afërmi vëmendjen e tyre sepse ata janë thjesht në anën e papërgjeshmërisë në këtë betejë”, ka shkruar Ibrahimi.

Shkrimi i plotë:

Roli i sindikatave është të mbrojnë dhe avancojnë interesat e anetarëve të vet. Në rastin konkret të krizës aktuale- mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë.

Sindikata në këtë rast po e kryen detyrën e vet dhe kjo shihet nga anëtarsia e cila I ka qëndruar besnik kërkesave. Përveç disa rasteve individuale, të gjithë anëtarët I kanë përkrahur kërkesat dhe grevën.

Roli I qeverisë në anën tjetër është të sigurojë mbarëvajtjen e shtetit, përfshirë këtu arsimin, shërbimin publik etj.

Qeveria ka vendosur që me inat të futet në një betejë kinse me sindikatën por në fakt është në luftë me vetveten. Pra, kjo luftë me veteveten po zhvillohet në premisën se a do qeveria ti përmbush obligimet e veta apo jo.

Nga zhvillimet, duket se luftën do ta fitojë papërgjegjësia.

Fakti që dy personat kryesorë përgjegjës për këtë krizë – Kurti dhe Murati, kanë vendosur të shkojnë për kryeshnosh te ish kryeministri japonez I cili u vra para disa muajsh, tregon që fati I qindra mijëra fëmijëve nuk e meriton as për së afërmi vëmendjen e tyre sepse ata janë thjesht në anën e papërgjeshmërisë në këtë betejë.