Ngadhnjim Qeriqi është një nga talentët e futbollit vendor.
I lindur në vitin 2008, Qeriqi po paraqitet tejet mirë me ekipin e Ulpianës, shkruan GazetaBlic Sport.
Në 34 ndeshje të zhvilluara për U17 – ai ka luajtur rreth 2760 minuta, teksa ka shënuar 25 gola dhe ka bërë 14 asistime.
Gjithashtu ka bërë debutimin me ekipën e parë të Ulpinaës në sezonin pranveror.
Për të nuk mungon interesimi nga skuadrat e ligës së parë dhe ato të superligës për U21.
/GazetaBlic Sport