Pas shkarkimit të bordit të RTK-së ka ardhur reagimi i Drejtorit të Përgjithshëm, Ngadhnjim Kastrati, raporton Gazeta Blic.
Kastrati e ka cilësuar këtë precedent të rrezikshëm për të ardhmen e RTK-së dhe mediumit publik
Ai i ka falenderuar anëtarët për bashkëpunimin.
“Unë do të jem falënderues për bashkëpunimin që kemi pasur me këtë Bord, pavarësisht tentimeve të politikes për ta komprometuar RTK-në nëpërmjet fabrikimeve dhe inskenimeve të situatave” shkruan Kastrati.
Reagimi i plotë:
Ajo çfarë ndodhi sot me mënyrën e shkarkimit të anëtarëve të bordit të RTK-së është precedent i rrezikshëm për RTK-në, dhe të ardhmen e mediumit publik.
Armend Muja dhe Doarsa Kica e dinë që argumentet e tyre te paraqitura para deputeteve për shkarkimin e Bordit nuk qëndrojnë, por e kanë obligim te kryejnë misionin, dhe kjo është e frikshme për demokracinë! Nesër kush e di çfarë vendimi marrin!
Por një gjë është e sigurtë që:
1. Auditim ka pasur në RTK
2. Raporti 2020, i performancës dhe ai financiar është publik dhe është një nga raportet me notat më të mira nga auditori i pavarur.
3. Për profesionalizmin e disa anëtarëve të Bordit flasin CV-të dhe përvoja e tyre dhe zgjedhja e tyre nga Kuvendi.
Unë do të jem falënderues për bashkëpunimin që kemi pasur me këtë Bord, pavarësisht tentimeve të politikes për ta komprometuar RTK-në nëpërmjet fabrikimeve dhe inskenimeve të situatave.
Përgjegjësi para publikut dhe ligjit, PO!
Nënshtrim dhe përulje JO!
Kuvendi shkarkon Bordin e RTK-së


