Lajme

Ngacmoi një femër në rrjetet sociale, arrestohet prishtinasi

05/16/2022 09:32
nga:G B

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti kishte ngacmuar një femër përmes rrjetit social duke hapur llogari në emër të saj.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia.

“Prishtinë 15.05.2022-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte ngacmuar ankuesen femër kosovare duke hapur llogari në emër të saj, dhe duke dërguar mesazhe familjarëve të ankueses. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.