Lajme

Ngacmohet seksualisht një vajzë në Lipjan

03/15/2024 09:31
nga:N K

Është raportuar në Lipjan për ngacmim seksual ndaj një vajze.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti për ngacmim është raportuar nga një burrë.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Lipjan 05.03.2024-10:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, raporti i plotë i Policisë.