Lajme

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

02/18/2025 09:44
nga:N K

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person, pasi që i njejti kishte sulmuar seksualisht një të mitur në Fushë Kosovë, raporton GazetaBlic.

Sipas raportit të PK-së i dyshuari me pas është sulmuar fizikisht nga babai i viktimës.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit  dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

“Fushë Kosovë 17.02.2025-11:00. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qe dyshohet se e ka ngacmuar viktimën femër kosovare- e mitur. I dyshuari me pas është sulmuar fizikisht nga babai i viktimës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit  dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.