Lajme

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

05/09/2025 08:38
nga:Y I

Një rast i ngacmimit seksual raportohet të ketë ndodhur të enjten në Leposaviq.

Sipas policisë, një e mitur ka njoftuar policinë se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar.

“Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.