Showtime

Nga takimi me të gjithë familjarët deri tek shëtitja nëpër botë- Përparsitë e mëdha për Donaldin nga produksioni!

01/06/2022 11:09
nga:G C

Aktori i humorit, Donald Veshaj u bë pjesë e shtëpisë më të famshme “Big Brother Vip” qysh nga fillimi (5 tetor 2021).

Qysh nga ajo, Donaldi krijoi një sërë situatash në shtëpi ku në syrin e publikut kritikohej shumë por kjo nuk luajti ndonjë rol të madh, shkruan GazetaBlic.

Përderisa ka nga ish-banorët të cilët nuk kanë takuar ende asnjë familjar të tyre, për Donaldin surprizat që produksioni kishte bërë për të nuk kanë të ndalur.

Duke nisur nga takimi me prindërit e tij që preku të gjithë deri tek takimi me vëllain binjak, Romeon që emocionoi një publik të tërë.

Kështu Donaldi u “çmall” me të gjithë familjarët edhe mori lojën përsëri në krahët e tij.

Surprizat vazhduan! Donaldi u përzgjedh nga produksioni që të ishte banori për të hapur kutinë e “PANDORËS” brenda të cilës ishte organizuar shëtitja e tij bashkë me Romeon nëpër botë dhe dënimi i “vogël” për të cilin aktorit nuk i bëhet vonë, nominimi.

Donald Veshaj zgjedhi që të dërgojë në nominim veten, Ilirin dhe Meridianin duke rrezikuar këtë të fundit, kështu të paktën u shprehën edhe ish-banorët dhe opinionistët.

Po të kthehemi disa javë më parë, kur kutia e “Pandorës” është hapur nga banorët tjerë vërehet dukshëm se dhuratat nuk ishin edhe aq luksoze.

Meridiani- takoi skuadrën e Vllaznisë dhe dërgoi në nominim të gjithë banorët përveç Ilirt Shaqirit (si i preferuari i publikut) dhe veten e tij.

Antonela- Surpriza që ishte rezervuar për të kishte të bënte më zbulimin e gjinisë së bebit që motra e saj pret ndërsa gjëja e keqe kishte të bënte me një personazh do të hynte në shtëpi për t’u sqaruar. Dhe Antonela pa hezitim ka thënë se mund të ishte Atdheu.

Në anën tjetër Beniada kishte dhuratë luksoze pothuajse të njejtë me Donaldin. Udhëtimi i saj nga Dubai deri në Maldive që arrin vlerën deri në 15 mijë euro, gëzoi modelen e cila me këtë rast banorët tjerë u detyruan të flinin jashtë, si dënim./GazetaBlic/