Lajme

Nga sot fillon procesi për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në RKS, këto janë procedurat

05/10/2024 09:57
nga:Y I

Nga sot do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat jo legale serbe në patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Ky process do të zgjasë deri me 9 gusht.

Para dy ditësh, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se të gjithë qytetarët që posedojnë patentë shofer të lëshuar nga strukturat jo legale serbe mund të aplikojnë për patentë shoferi zyrtar të Republikës së Kosovës përmes aplikimit formularit elektronik në ueb faqen https://patentshoferonline.rks-gov.net/ apo edhe fizikisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente në të gjitha komunat e Kosovës.

Procedura për pajisje zgjatë pesëmbëdhjetë ditë.

Njoftimi i plotë: