Lajme

Nga sot deri të mërkurën, Kuvendi i pakonstituuar hap dyert për bashkatdhetarët

08/10/2026 07:07
nga:G B

Edhe pse Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, dyert e tij do të hapen për bashkatdhetarët në kuadër të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Aktiviteti do të mbahet nga sot, 10 gusht, deri të mërkurën, 12 gusht 2026.

Gjatë këtyre tri ditëve, bashkatdhetarët që ndodhen në Kosovë do të kenë mundësi të vizitojnë Kuvendin nga ora 12:00 deri në 16:00.

Aktiviteti tradicional zhvillohet këtë vit në një situatë të veçantë politike, pasi Kuvendi vazhdon të mbetet i pakonstituuar dhe, rrjedhimisht, pa funksionalizim të plotë institucional.

Megjithatë, pavarësisht kësaj situate, Kuvendi do të mirëpresë bashkatdhetarët gjatë ditëve të aktivitetit, duke u mundësuar atyre të vizitojnë ambientet e institucionit.